'Dardanët' i bashkohen kampanjës 'Bëhu zëri im', Berisha: Këtë e meritojnë heroinat tona

'Dardanët' i bashkohen kampanjës 'Bëhu zëri im', Berisha: Këtë e meritojnë heroinat tona

20:16, 18/11/2020

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot zbret në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për ta mbyllur kampanjën në Ligën e Kombeve për këtë edicion.

"Dardanët" ndeshën me Moldavinë dhe vetëm fitore duan, ndryshe e rrezikojnë edhe largimin nga Liga C në Ligën D, çka do të ishte një hap i madh mbrapa.

Kosova aktualisht është në pozitën e parafundit me vetëm dy pikë dhe nuk ka asnjë shanse të ngjitet më lart.

Në mungesë të tifozëve, "Dardanët" në kuadër të fushatës "Bëhu Zëri Im" kanë stolisur ulëset e stadiumit.

Kryetari i "Dardanëve", Lulzim Berisha ka thënë se kjo fushatë ka nisur që para ndeshjes me Shqipërinë.

"Kjo fushatë ka filluar që prej para ndeshjes me Shqipërisë, para ndeshjes lojtarët i kanë pasur disa fanella të veçanta për këtë fushatë", ka deklaruar Berisha në "Kanal10", përcjell "Zeri.info".

"Kemi pasur bashkëpunim me FFK-në, kështu që kjo është një fushatë sensibilizuese për të të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë", tregoi ai.

"Ka qenë e vështirë sepse janë mbi dhjetë mijë ulëse, por e meritojnë heroinat tona. Duhet t'u tregojmë të gjithëve se ka pasur një luftë të tmerrshme ndaj popullatës civile", shtoi "Luli".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco