Hoti në përkrahje të ‘Dardanëve’ dhe në mbështetje të kampanjës 'Bëhu zëri im'

Hoti në përkrahje të ‘Dardanëve’ dhe në mbështetje të kampanjës 'Bëhu zëri im'

20:11, 18/11/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është prezent në stadiumin “Fadil Vokrri’, në Prishtinë për të përkrahur ekipin e ‘Dardanëve’ dhe thirrjes kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, shkruan Syri net Kosova

Sonte  ‘Dardanët’ do të zhvillojnë ndeshjen me ekipin e Moldavisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Avdullah Hoti në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ku ka shkruar veçantia e kësaj nate vjen nga porosia dhe thirrja mbështetëse e Dardanëve, kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë;

“Djemve tanë sonte u urojmë suksese me thirrjen e DARDANËVE #behuzeriim #bemyvoicePërjetova ndjesi të veçantë gjatë vizitës në Stadiumit Kombëtar “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë - Moldavi, e cila fillon nga ora 20:45, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Veçantia e kësaj nate vjen nga porosia dhe thirrja mbështetëse e DARDANËVE tanë #behuzeriim #bemyvoice, kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.Ne, Dardanët, thërrasim fuqishëm e njëzëri, sepse zëri yt është zëri im.#behuzeriim #bemyvoice”, ka shkuar Hoti.

Kujtojmë se loja ndërmjet "Dardanëve' dhe Moldavisë fillon në ora 20:45.

Postimi i plotë:

Djemve tanë sonte u urojmë suksese me thirrjen e DARDANËVE #behuzeriim #bemyvoice Përjetova ndjesi të veçantë gjatë...

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, November 18, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco