Hoti, Dumoshi, Jahjaga në përkrahje të ‘Dardanëve’ në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Hoti, Dumoshi, Jahjaga në përkrahje të ‘Dardanëve’ në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

19:58, 18/11/2020

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot do të zbret në fushën e blertë të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë për ta mbyllur kampanjën në Ligën e Kombeve për këtë edicion, shkruan Syri net Kosova.

‘Dardanët’ sonte do të ndeshën me ekipin e Moldavisë.

Në përkrahje të Dardanëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, janë prezent Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe ish presidentja, Atifete Jahjaga.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ku ka shkuar në mbështetje të fushatës senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’, të përkrahur nga Federata e Futbollit.

“Bashkë me Kryeministrin Hoti dhe ish-Presidenten Jahjaga sapo vizituam stadiumin "Fadil Vokrri" ku do të mbahet ndeshja e i cili sot është veshur nga "Dardanët" në mbështetje të fushatës senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo kampanjë është përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë”, ka shkruar Dumoshi.

Kujtojmë se Kosova rrezikon largimin nga Liga C në Ligën D.

Ndërsa ndeshja fillon në ora 20:45.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Forca djelmoshave që sonte sfidohen në lojën kundër Moldavisë. Bashkë me Kryeministrin Hoti dhe ish-Presidenten...

Posted by Vlora Dumoshi on Wednesday, November 18, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco