Doka flet pas ndeshjes: I lumtur për vendin e parë, nuk i jap...

Doka flet pas ndeshjes: I lumtur për vendin e parë, nuk i jap...

18:50, 18/11/2020

Ka luajtur titullar sot dhe ka bërë një paraqitje të mirë me fanelën kuqezi, Albi Doka pas fitores ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3-2 është prononcuar në mikrofonat e “RTSH Sport”, duke deklaruar se do kishte kënaqësinë që të luajë titullar me Hysajn dhe me paraqitjen e sotme gëzon një eksperiencë më shumë:

 “Jam jashtëzakonisht i lumtur që kemi kapur vendin e parë. Unë vetes nuk i jap notë, të tjerët vendosin nota. Hysaj është një lojtar shumë i mirë, sigurisht unë nga ai duhet të mësoj, këto gjëra i di trajneri dhe kush ta meritojë do të luajë. Por Hysaj luan tek Napoli dhe mbrojtës i majtë kështuqë shpresoj të luajmë të dy në fushë. Por mendoj se duke u rritur, maturohesh më shumë fiton eksperiencën dhe besoj këtë gjë e kam arritur sot”, përfundon fjalën Albi Doka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco