Bogdani ngacmon Cikalleshin pas shënimi të dy golave, ja si i përgjigjet kavajasi

Bogdani ngacmon Cikalleshin pas shënimi të dy golave, ja si i përgjigjet kavajasi

18:36, 18/11/2020

Futbollisti i kombëtares shqiptare,  Sokol Cikalleshi, foli pas triumfit të kuqezinjve 3-2 ndaj Bjellorusisë.

Sulmuesi kavajas ishte autor i dy golave në ndeshjen e sotme dhe pas sfidës u shpreh i kënaqur me arritjen e kuqezinjve. Në fjalën e tij për RTSH Sport, shtatlarti i kombëtares shqiptare u shpreh:

“Sot ishte një ndeshje që duhej fituar. Duhet të shënonim sa më shpejt. Më vjen mirë që shënova unë. Jam në moment të mirë si këtu por edhe në ekipin që luaj. Jam shumë i lumtur. Duhet të bëj dyfishin e punës për të qëndruar në këto nivele. Kam shumë punë përpara.

– A ju vjen keq që nuk keni qenë në 3 ndeshjet e kaluara dhe a e kaloni rekordin e Erjoni Bogdanit?

Ky grup ka qenë me ekipe që kanë qenë poshtë nivelit tonë. Për mua vetëm Bjellorusia është nivel që nuk duhet nënvlerësuar. Jam akoma larg, mos të ëndërroj për rekordin e Erjonit. Respekt për të, i cili jo më kot është golashënuesi më i mirë i kombëtares. Unë nuk i jam pishman asgjëje. Do të përqëndrohem maksimalisht për të mbajtur këtë nivel. Jam tip që kërkoj shumë nga vetja.

– Mungesa jote u ndje shumë në ndeshjet e kaluara. E ke marr me shumë vrull…

Unë e di që Erjoni është një xhentëlmen i vërtetë. Ai është një nga njerëzit që kënaqet për cilindo që do të arrijë rekordin e tij apo do ta thyejë, jam i sigurt që do të jetë i kënaqur.

– A duhet të jesh doemos në fushën e lojës?

Faleminderit. Futbolli ka ulje-ngritje. Në këtë moment jam në formë. Duhet të qëndroj me këmbë në tokë. Do të vazhdoj të bëj më të mirën”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco