FOTOLAJM/ Festa e kuqezinjëve pas triumfit ndaj Bjellorusisë

FOTOLAJM/ Festa e kuqezinjëve pas triumfit ndaj Bjellorusisë

18:28, 18/11/2020

Shqipëria ia doli të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Bjellorusisë, duke u ngjitur në grupin B të Ligës së Kombeve.

Dopieta e Cikalleshit (gol i shkëlqyer me kokë në minutën e 20-të pas krosit të Memollës dhe 7 minuta më pas nga pika e bardhë e penalltisë) e gjithashtu goli i Manajt (44’) vulosën suksesin e kuqezinjve. 

Sigurisht që kjo fitore ishte e rëndësishme për djemtë tanë, të cilët  në dhomat e zhveshjes u panë të entuziazmuar. Në foton e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, shihen lojtarët e kombëtares të cilët gëzojnë për triumfin e arritur kundër bjellorusëve.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco