Gjasula pas ndeshjes me Bjellorusinë: Ja ku gabuam te të dyja golat

Gjasula pas ndeshjes me Bjellorusinë: Ja ku gabuam te të dyja golat

18:15, 18/11/2020

Mesfushori i Shqipërisë, Klaus Gjasula ka folur i lumtur pas fitores 3-2 ndaj Bjellorusisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Për emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, futbollisti i Hamburgut theksoi se ekipi i kuptoi gabim situatat te të dy golat.

“Gabimet në ndeshjen me Bjellorusinë – E filluam mirë, por unë mendoj që të dy golat e ngatërruam situatën, prandaj rrugën e gabuar. Prapë, të gjithë luftuam. I luftuam kundërshtarët në krosa. Disa gjëra ndonjëherë nuk ecin.

Paraqitja me dy ‘ekstreme’ ndaj Bjellorusisë – Normale, vetëm ekipet e mëdha nuk kanë frikë dhe panik dhe dinë ta kontrollojnë takimin. Do të krijohet ndonjë rast dhe nga rivalët. Prapë, e mbajtëm ndeshjen. Kishim mundësi të luanim më qetë. Mund ta kishim mbyllur më herët takimin. Gjithsesi, fituam, kjo është e rëndësishme. Nuk mund të themi që luajtëm mirë apo keq, rëndësi ka që fituam.

Vitin e ardhshëm Shqipëria në Ligën B – Atë nuk e di me kë ekip. Ta shohim. Është një aventurë e bukur, që çfarë mund të japim në fushë. Vendin e parë e kapëm”, deklaroi Gjasula.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco