Shqipëri - Bjellorusi/ Përplasje mes futbollistëve në fundin e ndeshjes, shihni momentin e tensionit

Shqipëri - Bjellorusi/ Përplasje mes futbollistëve në fundin e ndeshjes, shihni momentin e tensionit

18:13, 18/11/2020

Shqipëria ia doli të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Bjellorusisë, duke siguruar ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Dopieta e Cikalleshit (gol i shkëlqyer me kokë në minutën e 20-të pas krosit të Memollës dhe 7 minuta më pas nga pika e bardhë e penalltisë) e gjithashtu goli i Manajt (44’) vulosën suksesin e kuqezinjve.  

Megjithatë përveç rezultatin, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ka qenë një sherr masiv mes lojtarëve të të dyja skuadrave në fundin e ndeshjes. Manaj, Selahi, Gjimshiti, Doka dhe të tjerë u përfshinë në përplasje fizike me futbollistët e kombëtares bjelloruse.

U desh ndërhyrja e arbitrave dhe stafeve të dyja ekipeve që ky mini-përplasje të përfundonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco