Shqipëria ngjitet në Ligën B, mes drithërimash mposht Bjellorusinë

Shqipëria ngjitet në Ligën B, mes drithërimash mposht Bjellorusinë

17:49, 18/11/2020

Shqipëria ka marrë një fitore me “zemër në dorë” përballë Bjellorusisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja fituan me rezultatin 3-2 në “Air Albania” dhe në këtë mënyrë sigurojnë ngjitjen në Ligën B.

Sokol Cikalleshi në minutën e 20’ i dha avantazhin e parë Shqipërisë. Shtatë minuta më vonë, Cikalleshi dyfishoi shifrat në 2-0, duke shënuar nga penalltia.

Miqtë reaguan në minutën e 35 duke ngushtuar shifrat në 2-1 me anë të Maksim Skavysh. Një minutë nga fundi i pjesës së parë në skenë del Rei Manaj që thellon rezultatin në 3-1.

Minutat e fundit nuk ishin të lehtë për Shqipërinë, pasi Max Ebong në minutën e 80’ shënoi për 3:2. Megjithatë, kuqezinjtë arritën ta ruajnë avantazhin, për fitoren që ua siguroi inkuadrimin në Ligën B, në sezonin e ri të Ligës së Kombeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco