Salah testohet për herë të dytë, mësohet rezultati

Salah testohet për herë të dytë, mësohet rezultati

17:23, 18/11/2020

Testuar pozitivisht me Covid-19 më 13 nëntor, futbollisti egjiptian Mohamed Salah nuk ishte në gjendje të ndihmonte ekipin e tij në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës 2021. Teksa, shokët e tij të skuadrës mundën Togo të martën në mbrëmje (3 -1), Federata Egjiptiane e Futbollit (EFA) solli lajme të këqija këtë të mërkurë.

Në një deklaratë , ajo shpjegon se anësori i Liverpoolit ka dalë sërish pozitiv me koronavirus, ashtu si edhe mesfushori i Arsenalit, Mohamed Elneny. Tashmë, Mohamed Salah rrezikon të humbasë ndeshjen kundër Leicester City, kryesues të Premier League. Lajm i keq për Jurgen Klopp, që vuan mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm në këtë sfidë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco