Bogdani: Sot s’ka rëndësi loja, por vetëm fitorja me Bjellorusinë

Bogdani: Sot s’ka rëndësi loja, por vetëm fitorja me Bjellorusinë

15:46, 18/11/2020

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, është shprehur se fitorja ditën e sotme do të ishte shumë e rëndësishme.

Ai gjithashtu për “Rtsh” është shprehur se niveli i lojtarëve tanë është më i lartë se ai i kundërshtarëve.

“Sot rezultati është shumë i rëndësishëm. Nuk ka shumë rendësi loja, por vetëm rezultati. Trajneri mund të vazhdojë punën nëpërmjet rezultateve. Nëse ne dalim në vend të parë, do kishim edhe përfitime financiare, të cilat janë të rëndësishme në këtë situatë ku ndodhemi nga pandemia. Niveli i lojtarëve tanë është më i lartë se kundërshtarët dhe për këtë arsye fitorja sot do të ishte shumë rëndësishme”, u shpreh Bogdani.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco