Shqipëri-Bjellorusi, mbrojtja më e fortë përballë sulmit më të mirë

Shqipëri-Bjellorusi, mbrojtja më e fortë përballë sulmit më të mirë

15:15, 18/11/2020

Shqipëria luan ditën e sotme ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, teksa përballet në stadiumin “Air Albania” me Bjellorusinë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të arritur edhe objektivin që është vendi i parë në grup.

Përsa i përket statistikave, mes dy kombëtareve në Ligën e Kombeve, kundërshtari është disi më mirë, teksa në 5 ndeshje të zhvilluara deri tani, ka grumbulluar 3 fitore, kundrejt 2 fitoreve që kemi grumbulluar ne.

Ndërkohë edhe sulmi i bjellorusëve është më mirë, teksa deri tani kanë shënuar 8 gola, ndërsa Kombëtarja jonë ka shënuar vetëm 2 gola.

Mbrojtja jonë duket më solide, teksa në 5 ndeshje ka pësuar vetëm 2 gola, ndërsa ajo e Bjellorusisë ka pësuar 5 gola.

Pra, duke iu referuar statistikave, sot përballen mbrojtja më e mirë (Shqipëria) me sulmin më të mirë (Bjellorusia) të grupit ku bëjnë pjesë edhe Kazakistani me Lituaninë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco