Po shkon 40 vjeç, Samuel Eto mund t’i rikthehet futbollit

Po shkon 40 vjeç, Samuel Eto mund t’i rikthehet futbollit

14:15, 18/11/2020

Në moshën thuajse 40 vjeç (i mbush më 10 mars 2021), Samuel Eto mund të rikthehet në fushë pas 14 muajsh nga tërheqja zyrtare e komunikuar më 7 shtator 2019.

Sulmuesi nga Kameruni është në negociata me Rejsing Mursian, klubin e kategorisë së tretë spanjolle, që kërkon ta afrojë për sfidën e Kupës së Mbretit ndaj Levantes.

“Mundësia që të firmosë me ne është 50%, – ka thënë presidenti Moris Panjielo në “Radio Marca”. – Javën e ardhshme do të mësojmë nëse mund ta blejmë. Kemi investitorë në Meksikë dhe në Emirate që mund të mbështesin ekonomikisht operacionin”.

Ish-lojtari, mes të tjerave i Interit dhe Barcelonës, vetëm një javë më parë ishte viktimë e një aksidenti të shëmtuar rrugor, ndërkohë që kthehej nga martesa e vëllait në Kamerun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco