Dëmtimi i Sergio Ramos alarmon Real Madridin

Dëmtimi i Sergio Ramos alarmon Real Madridin

13:18, 18/11/2020

Festivali i golave në pjesën e parë u shoqërua me dy zëvendësime të detyruara për Spanjën ndaj Gjermanisë.

I pari ishte Canales dhe i dyti kapiteni Sergio Ramos.

Ky i fundit pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e djathtë dhe alarmi u ndje menjëherë në Madrid.

Mbetet për t’u parë pas analizave se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, por Reali po fillon t’i bëjë llogaritë pa kapitenin.

“Galaktikët” luajnë me Villarrealin të shtunën në La Liga dhe të mërkurën kundër Interit në Champions.

Për këtë ndeshje prezenca e Ramosit është e rëndësishme, në të kundërt Zinedine Zidane do ta luajë duelin e rëndësishëm në Champions me dyshen Varane-Militao, të cilët nuk ofrojnë garanci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco