FOTO/ Elseid Hysaj në një ekip me Messin

FOTO/ Elseid Hysaj në një ekip me Messin

13:08, 18/11/2020

Elseid Hysaj vazhdon të jetë mes qëndrimit në Napoli dhe largimit në merkato si një futbollist i lirë.

Mbrojtësit të kombëtares i skadon kontrata në vitin 2021, ndërsa bisedimet mes agjentit Xhufredi dhe klubit napoletan aktualisht ka ngecur.

Por, në këtë situatë nuk gjendet vetëm Hysaj, pasi edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj në Europë gjenden në këtë udhëkryq.

Madje, nëse bën një formacion me lojtarët që do të jenë të lirë në 2021, atëherë vëren se emrat e përfshirë do të ishin të aftë të konkurronin për çdo trofe.

Kështu, në portë është vendosur Donaruma, ndërsa në mbrojtje veç Hysaj, është edhe Ramos, Boateng e Alaba.

Në mesfushë rreshtohen Di Maria, Wijnaldum dhe një herë fituesi i “Topit të Artë”, Luka Modriç.

Sulmi më pas nuk ka shumë koment dhe përbëhet nga Messi, Aguero dhe Depay.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco