FIFA merr vendimin për Botërorin e Klubeve

FIFA merr vendimin për Botërorin e Klubeve

12:08, 18/11/2020

Botërori i Klubeve, i cili ishte në program për t’u zhvilluar në dhjetor, është shtyrë nga FIFA për shkak të pandemisë Covid-19.

Qeveria e Futbollit Botëror ka dalë me një komunikatë dhe bën me dije se Byroja e Këshillit të FIFA-s ka vendosur që të shtyjë Botërorin e Klubeve (FIFA Club World Cup Qatar 2020).

Zakonisht ky kompeticion ku marrin pjesë 6 klubet fituese të turneve ndërkombëtarë në 6 kontinenteve të ndryshme, dhe fituesen e kampionatit të vendit organizator, është zhvilluar në muajin dhjetor, por për shkak të pandemisë që komplikoi programet e të gjithë kampionateve kombëtare, është vendosur që të luhet në periudhën 1 shkurt-11 shkurt 2021.

Gjithashtu janë marrë vendime edhe në lidhje me Women’s World Cup 2022, për U20, si dhe për Women’s World Cup 2022, U17.

Kampionati i parë do të zhvillohet në Indi, kurse tjetri në Kosta Rikë.

Për Botërorin e Klubeve, pritja këtë herë është për tifozët e Bayern Munich, të cilët duan të shikojnë skuadrën e tyre të ngrejë lart një tjetër trofe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco