Zyrtare/ Cobbinah largohet nga Tirana dhe firmos në Egjipt

Zyrtare/ Cobbinah largohet nga Tirana dhe firmos në Egjipt

21:46, 17/11/2020

Winful Cobbinah është larguar nga skuadra e Tiranës. Futbollisti i përfaqësueses së Ganës është prezantuar këtë të martë te Ceramica Cleopatra në Premier League-n e Egjiptit, para nisjes së sezonit 2020-2021.

Ish-sulmuesi i Hearts of Oak luajti për dy sezone rresht te kampionët në fuqi të Shqipërisë, duke qenë një nga elementët më të rëndësishëm që kontribuan në kthimin e bardhebluve te titulli kampion.

Cobbinah zhvilloi 74 ndeshja me Tiranën, ku shënoi 14 gola dhe dhuroi 9 asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco