EURO 2021/ Kosova U21 e mbyll me humbje eliminatoret, mposhtet nga Turqia U21

EURO 2021/ Kosova U21 e mbyll me humbje eliminatoret, mposhtet nga Turqia U21

20:04, 17/11/2020

Euro 2020/ Kosova U21 mbyll kualifikueset me humbje, mposhtet nga Turqia U21

Kosova U21 e ka mbyllur me humbje kualifikueset për EURO 2021, pasi janë mposhtur nga Turqia U21 me rezultatin e thellë 3-0.

‘Dardanët’ e rinj nuk mundën të dilnin me pikë nga ndeshja e vlefshme për grupin 3. Ibrahim Dervisoglu në minutën e 21’ u dhuroi vendasve epërsinë.

Në minutën e 31’, Kosova mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me të kuq të Leonat Vitijas. Një minutë më vonë, Turqia shënoi edhe golin e dytë, përmes Guven Yalcin.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Berat Ayberk Ozdemir, kur shënoi në minutën e 64’. Pas dhjetë javësh, Kosova i mbyll kualifikueset me 9 pikë, duke u renditur në vendin e pestë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco