Ligue 1/ 10 raste me koronavirus, shtyhet ndeshja Marseille - Nice

Ligue 1/ 10 raste me koronavirus, shtyhet ndeshja Marseille - Nice

18:47, 17/11/2020

Të paktën 10 nga 30 futbollistë që ka në organikë klubi francez i Nice, kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit dhe për këtë arsye Komisioni i Garave në Ligue 1 ka vendosur shtyrjen e ndeshjes ndaj Marseille.

Sfida ishte në plan për t’u zhvilluar këtë të shtunë, por tashmë është shtyrë për në një tjetër datë, që pritet të vendoset në javët e ardhshme, pasi organizatorët e kampionatit nuk dëshirojnë të rrezikojnë me përhapjen e koronavirusit.

Kujtojmë që gjatë këtij fillim-sezoni ka pasur disa ndeshjet të kampionatit francez që janë shtyrë për shkak të koronavirusit dhe janë shfrytëzuar mesjavat për rikuperimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco