Muharrem Sahiti flet në prag të sfidës Kosovë - Moldavi

Muharrem Sahiti flet në prag të sfidës Kosovë - Moldavi

17:31, 17/11/2020

Ditën e mërkurë në orën 20:45, Kosova do të përballet me Moldavinë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve e cila do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Nuk kemi pasur një vit të mirë, ka qenë i vështirë, kemi marrë mësime për të ardhmen”, ka deklaruar Muharrem Sahiti.

“Nëse marrim të gjithë skuadrat, përfshirë edhe neve, jemi penalizuar më shumë nga COVID-19, po ashtu edhe nga lëndimet. Për ndeshjen ndaj Moldavisë rikthehet Herolindi dhe Celina”.

“Gjendja e lojtarëve është e mirë pavarësisht humbjes nga Sllovenia, ne treguam mentalitet të jashtëzakonshëm. Me atë mentalitet mund të fitojmë ndaj Moldavisë, ne jemi favorit ndaj tyre, edhe pse sot nuk ka ndeshje të lehta”, tha Sahiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco