Shala: Me Moldavinë është e vështirë, por duhet pasur besim te fitorja!

Shala: Me Moldavinë është e vështirë, por duhet pasur besim te fitorja!

17:44, 17/11/2020

Futbollisti i përfaqësuese së Kosovës, Herolind Shala ka dalë sot në një konferencë për mediat, përpara ndeshjes kundër Moldavisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Mesfushori 28 vjeçar, u shpreh se Kosovës ndaj Sllovenisë i mungoi fati në fund, por kundër Moldavisë do të kërkojnë fitoren.

“Të tregojmë kualitetet tona, ndaj Sllovenisë luajtëm mirë, por nuk kishim fat në fund. Nesër luajmë në shtëpi, e dimë që Moldavia është një skuadër e vështirë, por duhet pasur besim te fitorja”, ka deklaruar Herolind Shala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco