VIDEO/ Pasi i shënoi golin, futbollisti puth flamurin  e Boca Juniors

VIDEO/ Pasi i shënoi golin, futbollisti puth flamurin e Boca Juniors

17:03, 17/11/2020

Talleres Cordoba fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Boca Juniors në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Kupës së Ligës në Argjentinë.

Golin e fitores për skuadrën e Talleres e realizoi Joel Senora, 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Aksioni i golit ishte mjaft i bukur, por ajo që e bëri më të veçantë golin, ishte mënyra e festimit nga ana e  Senoras, i cili shkoi tek flamuri i këndit dhe puthi simbolin e Boca-s.

Pas përfundimit të takimit, Senora, në një prononcim për mediat, shpjegoi edhe veprimin e tij: Unë e putha flamurin, sepse dy muaj më parë gjyshërit e mi që ishin tifozë të Boca-s ndërruan jetë, familja është e gjitha tifoze e Boca-s. Kështu që ai gjest ishte pak për të gjithë ata ", tha 24 vjeçari që ka luajtur për të rinjtë e Boca-s nw të kaluarën.

Gjithashtu edhe babi i Joel, Diego Senora ka qenë një lojtar i Boca Juniors. Ai ka zhvilluar 202 takime me Boca-n dhe ka shënuar 3 gola.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco