E konfirmon FFK, Challandes sërish pozitiv me Covid-19

E konfirmon FFK, Challandes sërish pozitiv me Covid-19

17:19, 17/11/2020

Trajneri i përfaqësuese së Kosovës, Bernard Challandes do t’i mungojë ekipit edhe në ndeshjen e nesërme kundër Moldavisë.

Në fakt, edhe në rezultatet e sotme në testin për Covid-19 tekniku zviceran ka dalë pozitiv, njofton Federata e Futbollit e Kosovës. Kësisoj,  “Dardanët” në ndeshjen kundër moldavëve do t’i drejtojë ndihmësi i parë, Muharrem Sahiti. “Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e Challandes është shumë e mirë dhe vazhdon të jetë pa simptoma”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, për ndeshjen kundër Moldavisë te Kosova është ftuar edhe mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi. Ai tashmë i është bashkuar ekipit dhe do të jetë në dispozicion të trajnerëve për stërvitjen e sotme dhe për ndeshjen që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco