Infektohet me Koronavirus ish-trajneri i Argjentinës

Infektohet me Koronavirus ish-trajneri i Argjentinës

15:09, 17/11/2020

Ish-trajneri i Kombëtares argjentinase dhe i Sevillas, Jorge Sampaoli, është infektuar me Koronavirus.

Trajneri 60-vjeçar argjentinas i Atletiko Mineiros në Serinë A braziliane, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ku së bashku me të janë infektuar dhe asistentët e tij, trajneri i portierëve, dhe zëdhënësi për shtyp i klubit nga Belo Horizonte.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë Atletiko Mineiro ku ka deklaruar se personat e rezultuar pozitiv janë asimptomatik dhe disa janë me shenja të lehta të SARS-COV2

Skuadra bardhezi renditet në vendin e parë të klasifikimit në kampionatin brazilian, dy pikë më shumë se skuadra e Internacionalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco