Nga Kazakistani te Bjellorusia, Reja: Nuk do bëj ndryshime në formacion

Nga Kazakistani te Bjellorusia, Reja: Nuk do bëj ndryshime në formacion

13:43, 17/11/2020

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për ndeshjen e nesërme me Bjellorusinë, e cila është vendimtare për kreun e Grupit 4 të Ligës C të Kombeve.

Kuqezinjtë kanë 8 pikë, ndërsa bjellorusët 10, ndaj të besuarve të Rejës u duhet fitorja për vendin e parë në grup.

Fitorja me Kazakistanin - Rezultati ndaj Kazakistanit ishte i rëndësishëm. Gabimet që kemi bërë i kemi analizuar. Jo thjesht në fazën ofensive, por edhe në mënyrën se si ka luajtur skuadra. Kërkojmë të përmirësojmë çdo gjë, pas çdo ndeshjeje. Është normale.

Në çdo ndeshje, kemi qenë të detyruar të ndryshojmë skuadrën dhe formacionin. Pavarësisht kësaj, kemi krijuar një koncept për lojën tonë.

Nuk kemi bërë ndeshje të jashtëzakonshme. Kishim mundësi të fitonim ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë në transfertë për kjo nuk ndodhi. Kemi shanse për të arritur vendin e parë nëse mundim Bjellorusinë. Të përpiqemi të eliminojmë çdo gabim të mundshëm në këtë fazë të rëndësishme.

Formacioni - Mungon Abrashi i skualifikuar. Kandidati për ta zëvendësuar është Laçi. Nuk mendoj të bëj ndryshime të mëdha në skuadër. Në linjën mbrojtëse kam 3 lojtarë të gatshëm dhe nuk është e nevojshme të bëj ndryshime. Në mesfushë, të shikojmë si duhet të rrjedhin ngjarjet. Aty duhet të ndryshojmë diçka. Të gjithë janë të rikuperuar. Për formacionin do të vendosim nesër.

Rëndësia dhe presioni – Është një ndeshje finale. Duhet të jemi të qetë, të kemi siguri. Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik. Të qëndrojmë të qetë. Presioni është pjesë e futbollit. Kemi cilësitë e duhur për të bërë një ndeshje futbolli. Jam i bindur që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Mos bëjmë gabime të nisemi me nxitim. Duhet të kemi ekuilibër, ndeshjet zgjasin 90 minuta.

E rëndësishme është që të mos humbasim ekuilibrin. Është një skuadër që mblidhet mirë mbrapa dhe ka kundërsulm të shpejtë. Duhet ta menaxhojmë ndeshjen sipas situatave të krijuara. Nëse ruajmë ekuilibrin do të bëjmë gjëra të mira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco