Fusha e keqe në ‘Air Albania’/ Merret vendimi ku do të luhet Shqipëri-Bjellorusi

Fusha e keqe në ‘Air Albania’/ Merret vendimi ku do të luhet Shqipëri-Bjellorusi

13:03, 17/11/2020

Ishte një mundësi që ndeshja e nesërme mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë të zhvendosej në “Elbasan Arena”, për shkak të kushteve jo të mira në fushën e “Air Albania”.

Kuqezinjtë vuajtën terrenin në sfidën ndaj Kazakistanit dhe këtë e shprehu hapur pas sfidës edhe trajneri Edi Reja.

Ndaj, shpresohej në një zhvendosje të minutave të fundit, por duket se ky opsion nuk i shkon për shtat miqve, të cilët nuk kanë preferuar të ndryshojnë impiant.

Kështu, përfundimisht finalja e nesërme për vendin e parë në grup ndaj Bjellorusëve do të luhet në “Air Albania”, duke filluar nga ora 16:00.

Kujtojmë se Shqipërisë i duhet medoemos fitorja për vendin e parë në Grupin 4 të Ligëc C, ndërsa miqtë kanë në anën e tyre edhe barazimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco