Emanuele Ndoj, 3 muaj larg fushave prej dëmtimit

Emanuele Ndoj, 3 muaj larg fushave prej dëmtimit

12:15, 17/11/2020

Mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoj, pësoi një dëmtim të rëndë në pjesën e tendinës, me skuadrën e Breshias, në sfidën ndaj Kozencës të zhvilluar në datën 7 nëntor, teksa u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 26-të.

Sipas asaj që raporton “Gazzeta Dello Sport”, rikuperimi i shqiptarit do të marrë një kohë të gjatë, teksa ai duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën tre muaj.

23-vjeçari u dëmtua në momentin më të mirë të tij, ku në 5 javët e para të kampionatit, kishte arritur të shënonte 2 gola, duke u shndërruar në një lojtar tepër të rëndësishëm për skuadrën e Breshias në Serinë B.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco