FOTO/ Nevil Dede zgjedh ndihmësin e tij te Tirana

FOTO/ Nevil Dede zgjedh ndihmësin e tij te Tirana

10:46, 17/11/2020

Nevil Dede ka gjetur edhe ndihmësin e tij te Tirana. Në krah të Dedes, përveç përgatitësit fizik, do të jetë Olsi Uku, trajneri i Kombëtares U-18.

Olsi Uku më parë ka drejtuar moshat te Dinamo dhe Kombëtaret “U-18” të Shqipërisë. 

Image

Ai ka eksperiencë të gjatë në trajning si dhe mban licencën UEFA Pro.

Më përpara, Tirana drejtohej nga Emanuel Egbo dhe Erjon Xhafa, por të dy u larguan pas shkarkimit të nigerianit.

Brenda dy sezoneve të fundit, Tirana ka larguar katër trajnerë, duke nisur nga Ze Maria, Mema, Ahmataj dhe Egbo.

Vetëm ky i fundit solli titullin kampion te bardheblutë pas më shumë se 11 vitesh pritjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco