De Biasi krahason Shqipërinë me Azerbajxhanin: Shkova në EURO 2016 me një ekip më të dobët

De Biasi krahason Shqipërinë me Azerbajxhanin: Shkova në EURO 2016 me një ekip më të dobët

09:46, 17/11/2020

Azerbajxhani i Giani De Biasit është duke kaluar një moment të vështirë në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e teknikut italian ka arritur të sigurojë vetëm 5 pikë në 5 ndeshjet e zhvilluara dhe rrezikon të zbresë në Ligën D, nëse nuk merr një rezultat pozitiv në sfidën e ditës së sotme ndaj Luksemburgut.

Vendi i fundit në këtë grup mbahet nga Qipro me 1 pikë më pak se azerët.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, ka zgjedhur t’i motivojë lojtarët e tij, në një mënyrë aspak të kënaqshme për tifozët shqiptarë.

Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, italiani zbuloi se iu ka thënë futbollistëve të tij, se kanë potencial më të madh se Shqipëria, me të cilën ai shkoi në Kampionatin Europian në vitin 2016.

Sipas De Biasit, kuqezinjtë ishin skuadër më e dobët se Azerbajxhani aktual.

“Ne kemi lojtarë të mirë. Unë i kushtoj vëmendje çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri te pushimi. Siç e kam thënë nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin. Ia kam shpjeguar se ata kanë potencial. I shpjegova lojtarëve që unë jam kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian me një skuadër më të dobët se ata. Këta lojtarë duhet të kenë besim te potenciali i tyre”, deklaroi De Biasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco