Ervin Bulku: Në Kombëtare luajnë lojtarët më në formë, festën e kemi lënë pas Bjellorusisë

Ervin Bulku: Në Kombëtare luajnë lojtarët më në formë, festën e kemi lënë pas Bjellorusisë

09:02, 17/11/2020

Dikur linte shenjë me lojën e tij në fushë me Tiranën dhe kuqezinjtë, tanimë kërkon të lërë shenjë nga stoli në detyrën e zëvendës-trajnerit të kuqezinjve.

Bëhet fjalë për Ervin Bulkun, i cili ishte i ftuar në “Sport Time” dhe foli për suksesin ndaj Kazakistanit, por dhe për gjendjen e kuqezinjve në prag të një sfide të rëndësishme si ajo me Bjellorusinë, ku skuadra duket në gjendje optimale.

Sa i kënaqur jeni me paraqitjen ndaj Kazakistanit?

Sigurisht që po, por tani kemi nisur të përgatitim ndeshjen e radhës. Po analizojmë ato që bëmë mirë dhe ato që gabuam, për t’i korrigjuar dhe për të bërë më të mirën në ndeshjen e radhës.

A ju vë ndopak në presion fitorja e Bjellorusisë?

Ne duhet të fitojmë me çdo kusht ndeshjen me Bjellorusinë, pasi nëse duam të arrijmë në vendin e parë në grup, na duhen tre pikët. Mundësitë i kemi dhe çdo gjë e kanë lojtarët në këmbët e tyre.

Si u përjetua në pankinë goli i Cikalleshit, që ishte i pari i realizuar në “Air Albania”?

E përjetuam shumë mirë golin e Cikalleshit dhe normalisht që e festuam, por gjithçka mbaroi me mbylljen e ndeshjes, pasi menjëherë u nisëm në vendgrumbullim dhe filluam të mendojmë për ndeshjen e radhës.

A mendoni se pavarësisht rinovimit, skuadra ka nevojë edhe për veteranë si Memushaj e Abrashi, që ishin nga më të mirët?

Çdo futbollist ka moshën apo ciklin e tij, por në ekipin kombëtar thirren gjithmonë ata që janë në formën më të mirë. Përfaqësueset nuk janë si një skuadër të cilën e stërvit çdo ditë, por grumbullohen vetëm me raste dhe normalisht që luajnë ata që janë në gjendje më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco