PSG gati për të rinovuar me dyshen Neymar – Mbappe

PSG gati për të rinovuar me dyshen Neymar – Mbappe

22:55, 16/11/2020

Paris Saint-Germain dëshiron që sa më shpejtë të blindojë dy yjet e skuadrës, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Tashmë është e ditur se braziliani dhe francezi janë nën shënjestrën e Barcelonës dhe Real Madridit, ndërsa klubi nga Ligue 1 u ka ofruar kontrata të reja.

Neymari thuhet se është i gatshëm që të rinovojë kontratën edhe për disa vite të tjera, duke refuzuar kështu rikthimin në “Camp Nou”.

Ndërsa në krahun tjetër, Mbappe i ka vendosur PSG-së kushte për të nënshkruar kontratën e re, pasi dëshiron të ketë një klauzolë të vogël largimi dhe në një kohë të dytë mos të pengohet kalimi i tij te Real Madridi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco