'E shikoj një ose dy herë në muaj', Tod flet për Shumakerin: Vitin tjetër do të...

'E shikoj një ose dy herë në muaj', Tod flet për Shumakerin: Vitin tjetër do të...

22:40, 16/11/2020

Gjendja e legjendës gjermane të Formula 1, Majkëll Shumaker vazhdon të jetë ende një mister. Informacionet në lidhje me të mungojnë, pasi nuk jep askush.

I vetmi që zbulon shumë pak nga gjendja e Shumakerit është Zhan Todt, ish-menaxheri i përgjithshëm i Ferrarit, i cili është ndër të vetmit që lejohet të shikojë legjendën e Formula 1. Todt së fundmi ka folur shumë pak për Shumakerin, për të cilin thotë se po lufton me jetën.

“Gjendja e Shumakerit? Kjo është një pyetje për të cilën unë do të jem shumë i rezervuar. Unë e shikoj atë një ose dy herë në muaj. Shumaker vazhdon të luftojë. Ne vetëm mund të shpresojmë dhe t’i urojmë atij së bashku me familjen që gjërat do të bëhen mirë”.

Todt foli edhe për djalin e legjendës gjermane, Mik Shumaker, i cili garon në Formula 2, për të cilin thotë se shumë shpejt do të garojë me më të mirët. “Mik Shumaker ndoshta do të garojë në Formula 1 vitin e ardhshëm. Jemi shumë të lumtur që do të kemi përsëri një Shumaker në nivelin më të lartë në garat e shpejtësisë.”, u shpreh Todt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco