Interi gjen zëvendësuesin e Lautaros, kushton 100 milionë euro!

Interi gjen zëvendësuesin e Lautaros, kushton 100 milionë euro!

19:13, 16/11/2020

Interi ka gjetur zëvendësuesin e Lautaro Martinezit i cili po përflitet se verën e ardhshme do të nënshkruajë me Barcelonën.

Zikaltrit po mendojnë që të transferojnë sulmuesin e Torinos, Andrea Belottin i cili kushton 100 milionë euro. Por, sipas asaj që raporton Calciomercato, Interi momentalisht është i gatshëm që të paguajë rreth 50 milionë euro për kartonin e tij.

Në rast se shitet përpara Lautaro për 110 milionë euro, atëherë Interi do të plotësojë kërkesën financiare të Torinos për të transferuar Belottin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco