Futbollisti i Tottenhamit rezulton pozitiv me Covid-19

Futbollisti i Tottenhamit rezulton pozitiv me Covid-19

18:27, 16/11/2020

Ylli i Tottenham, Matt Doherty ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Doherty ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit Jose Mourinho që nga ardhja e tij në Londër duke startuar në 6 ndeshjet nga 8 të zhvilluara.

Mbrojtësi, 28-vjeçar është grumbulluar me kombëtaren e Irlandës. Përveç tij pozitiv rezultoi edhe bashkëkombësi i tij, James McClean.

Që të dy ndodhen të izoluar dhe do të mungojnë në ndeshjen e radhës në Dublin kundër Bullgarisë. Deri tani kanë rezultuar pozitivë gjithsej 4 lojtarë për kombëtaren e Irlandës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco