Pioli konfirmohet me Koronavirus, mungon në Napoli-Milan

Pioli konfirmohet me Koronavirus, mungon në Napoli-Milan

14:40, 16/11/2020

Stefano Pioli nuk do të jetë në stol në sfidën e fundjavës që Milani do të luajë në “San Paolo” të Napolit.

Trajneri i kuqezinjve, i infektuar me Koronavirus pak ditë më parë, ka rezultuar pozitiv edhe në testin e fundit që ka kryer.

Pioli do të vazhdojë të qëndrojë i izoluar, pra larg stafit dhe futbollistëve të tij.

Milani njoftoi dy ditë më parë pozitivitetin e trajnerit, pas një testi të shpejtë, ndërsa të gjithë të pjesëtarët e tjerë kishin patur rezultat negativë.

Tamponi i kryer së fundi ka konfirmuar përfundimisht infektimin e tij me COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco