Ish-futbollisti merret peng, i kërkojnë para për ta liruar

Ish-futbollisti merret peng, i kërkojnë para për ta liruar

14:11, 16/11/2020

Ish-mesfushori i Nigerisë, Kristian Obodo, është duke kaluar një moment të vështirë, teksa është marrë peng nga bandat kriminale në shtetin e tij.

Obodo luajti nga 2001 deri në 2014 në Serinë A, me skuadra si Peruxhia, Leçe, Fiorentina, Udineze dhe Torino.

Image

36-vjeçari është ndaluar në qytetin e Uarrit nga disa persona të armatosur, të cilët pasi e kanë kërcënuar e kanë marrë peng, teksa për ta lënë të lirë, kërkojnë para.

Sipas raportimeve të fundit, policia ka disa informacione dhe po punon për të gjetur vendndodhjen e Obodo, për ta rikthyer atë përsëri në shtëpi.

Kjo nuk është hera e parë që ish-lojtarit të Nigerisë i ndodh kjo, pasi në 2012-ën, ai u mor peng gjithashtu nga një bandë kriminale, që për ta lënë atë të lirë kishin kërkuar 150 mijë euro në këmbim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco