Si është Michael Schumacher? Jean Todt flet për gjendjen shëndetësore të legjendës gjermane

Si është Michael Schumacher? Jean Todt flet për gjendjen shëndetësore të legjendës gjermane

13:45, 16/11/2020

Si është Michael Schumacher? Cilat janë kushtet aktuale të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1?

Është përsëri miku u tij i madh dhe ish-menaxheri i përgjithshëm i Ferrarit, Jean Todt, që flet për gjendjen shëndetësore të legjendës gjermane.

Francezi, i cili tani mban postin e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), është nga të vetmit që lejohet të vizitojë ish-pilotin e Ferrarit, kampion i Formulës 1 në vitet 1994, 1995, pastaj pesë herë me radhë nga 2000 në 2004.

Jean Todt në një intervistë me televizionin francez RTL, konfirmoi se ishte kthyer për të vizituar Michael Schumacher, por gjithsesi tregon pak detaje për gjendjen shëndetësore të 51-vjeçarit, i cili pësoi një aksident të rëndë në ditët e fundit të dhjetorit 2013.

“Schumacher vazhdon të luftojë, ne vetëm mund t’i urojmë atij dhe familjes që gjërat të përmirësohen”.

Nëse Michael Schumacher vazhdon të luftojë, djali i tij, Mick, po përpiqet të ndjekë hapat e tij në pistë.

Todt u ngacmua për karrierën e mundshme të Schumacher Junior, i cili tani garon në F2 me Prema Racing:

“Ai ndoshta do të garojë në Formula 1 vitin e ardhshëm. Jemi të kënaqur që kemi përsëri një Schumacher në nivelin më të lartë në garat e shpejtësisë”, përfundon francezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco