UEFA ia beson gjyqtarit rumun sfidën vendimtare Shqipëri-Bjellorusi

UEFA ia beson gjyqtarit rumun sfidën vendimtare Shqipëri-Bjellorusi

13:10, 16/11/2020

Sfida vendimtare me Bjellorusinë për vendin e parë në Grupin C4 do të gjykohet nga rumuni Radu Petresku.

UEFA i ka besuar 38-vjeçarit sfidën e së mërkurës në “Air Albania”, ku kuqezinjtë e Rejës do të kërkojnë medoemos fitoren dhe vazhdimin e garës në Ligën e Kombeve.

Petresku ka një karrierë të pasur ku ka gjykuar në të gjitha nivelet plot 311 ndeshje.

Në vitin 2002 ai ka nisur karrierën si arbitër, ndërsa ka debutuar si profesionist në Ligën e Parë Rumune në vitin 2007.

Në vitin 2012, Petresku është graduar si gjyqtar i FIFA-s.

Për sa i përket karrierës ndërkombëtare, Radu Petresku ka gjykuar në të gjitha nivelet e garave që organizohen nga UEFA dhe FIFA.

16 ndeshje në Ligën e Europës, 2 eliminatore kampionati europian, 13 miqësore ndërkombëtare, 6 ndeshje kualifikuese të Ligës së Kampioneve, si dhe ndeshje të të rinjve është CV-ja europiane e Petreskut.

Ai do të ketë ndihmën e bashkëkombësve Radu Ginguleaç dhe Mirçea Grigoriu (arbitra të linjës) dhe Marsel Birsan (arbitër i katërt).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco