VIDEO/ Javier Zaneti përshëndet nismën e FSHF-së

VIDEO/ Javier Zaneti përshëndet nismën e FSHF-së

12:27, 16/11/2020

Ish-kapiteni legjendar i Interit dhe Argjentinës, Javier Zaneti, përshëndeti nismën e FSHF-së për organizimin e kursit të përgatitësit atletik në muajin dhjetor.

Nëpërmjet një video-je, Zaneti u shpreh se e “çmon shumë rëndësinë e këtij aktiviteti duke patur parasysh se sa i rëndësishëm është bërë përgatitësi atletik në sporte, sidomos në futboll.

“Përshëndetje të gjithëve, e vlerësoj shumë faktin se në Shqipëri po organizohet ky kurs, sepse mendoj se përgatitja fizike është një aspekt shumë i rëndësishëm për të gjithë sportistët”, përshëndeti Zaneti.

Kursi i përgatitësit atletik do të drejtohet nga përgatitësi atletik i kombëtares së Shqipërisë, Luixhi Febrari.

Kujtojmë që pak ditë më parë, një mesazh përshëndetës për FSHF-në dha dhe trajneri aktual i Argjentinës, Lionel Skaloni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco