Luis Suarez: Ndjehem keq kur shoh që Barça nuk fiton, me Messin takohem shpesh

Luis Suarez: Ndjehem keq kur shoh që Barça nuk fiton, me Messin takohem shpesh

12:05, 16/11/2020

Luis Suarez nuk e harron kollaj Barcelonën. Edhe pse e larguan në mënyrën më të keqe gjatë kësaj vere, sulmuesi uruguaian në një intervistë nga grumbullimi me kombëtaren e tij ka deklaruar se nuk ndihet mirë kur Barça luan keq dhe nuk arrin rezultatet e dëshiruara.

Gjithsesi, Suarez tashmë është i fokusuar tek e tashmja e tij dhe ajo është Atletico Madrid.

“Ishte një planifikim i ri taktik dhe më duhej ta pranoja se nuk kishin nevojë për mua. Secili nxjerr përfundimet e veta. Unë tani duhet të jetoj të tashmen tek Atletico, por kjo nuk do thotë se nuk ndihem keq kur shoh Barçën të luajë keq. Kam lënë shumë shokë atje dhe i ndjek me kujdes. Po e vuaj atë mungesë force të tyre. Megjithatë janë në rrugën e duhur kur të vijnë në nivelin e duhur do të jenë në luftë për gjithçka.

Me Messin flasim dhe takohemi shpesh. Flasim për jetën, për virusin, por shumë pak për futbollin”, u shpreh Suarez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco