Futbolli grek në zi, vdes futbollisti dhe trajneri i njohur

Futbolli grek në zi, vdes futbollisti dhe trajneri i njohur

11:46, 16/11/2020

Futbolli grek është në ditë zie, sot.

Antonis Georgiadis ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, pasi vitet e fundit vuante nga disa probleme shëndetësore.

Georgiadis ishte futbollist i Doxa Dramës në vitet ’50, ndërsa në moshën 31-vjeçare filloi karrierën e shkëlqyer si trajner.

Ai ka drejtuar shumë ekipe të njohura greke (përfshirë Olympiakos , AEK dhe Aris ), ishte në krye të kombëtares greke nga vitit 1989-1992, ndërsa regjistroi më shumë paraqitje se çdo trajner tjetër grek (586 në total).

Në vitin 1996, Antonis Georgiadis, atëherë trajner i Paniliakos, ishte viktimë e një aksidenti të rëndë automobilistik që i dha fund karrierës së tij si trajner, pasi më pas ai pati probleme të përhershme shëndetësore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco