Sa vlen për Shqipërinë fitorja me Bjellorusinë

Sa vlen për Shqipërinë fitorja me Bjellorusinë

10:03, 16/11/2020

Të mërkurën në orën 16:00, Shqipëria do të luajë ndeshjen finale kundër Bjellorusisë.

Me dy pikë më pak se rivali, ekipi i Rejës ka në lojë vetëm një rezultat: fitoren.

Kjo, për faktin se kuqezinjtë duan vendin e parë dhe vetëm me triumfin (Shqipëria ka 8 pikë) mund të parakalohet skuadra që vjen si kryesuese në Tiranë (Bjellorusia ka 10 pikë).

Sipas “Panorama Sport”, kjo ndeshje, për vendin e parë, sjell gjithashtu një sërë benefitesh.

Së pari, është kualifikimi për në çerekfinalet e Ligës së Kombeve për këtë edicion.

Vetëm vendi i parë sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes në këtë ligë.

Së dyti, vendi i parë e ngjit Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm, me skuadra edhe më të forta, me më tepër të ardhura etj.

Së treti, vendi i parë i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo më lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar edhe në renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë në Ligën e Kombeve.

Pra, fitorja me Bjellorusinë vlen shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco