Barcelona do lojtarë me kosto të ulët, ‘shënjestrohet’ mbrojtësi shqiptar

Barcelona do lojtarë me kosto të ulët, ‘shënjestrohet’ mbrojtësi shqiptar

09:40, 16/11/2020

Te Barcelona kanë filluar të mendojnë që tani për përforcimet që do të bëjnë në merkaton e janarit.

Një nga repartet ku katalanasit duan të përforcohen është mbrojtja, ku në janar pritet largimi i Samuel Umtiti dhe trajneri Roland Koeman dëshiron një tjetër lojtar në vendin e tij.

Për shkak të situatës së krijuar në klub, ku në fund të janarit janë zgjedhjet presidenciale, klubi është i detyruar të bëjë përforcime me kosto të ulët.

Për këtë arsye, sipas “Diario Sports” do tentohet afrimi i një mbrojtësi që nuk kushton shumë dhe një nga lojtarët e pikëtuar është futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi.

Image

Mbrojtësi nuk po kalon një periudhë shumë të mirë te “Topçinjtë” dhe në janar mund ta shikojmë në radhët e Barcelonës.

Emrat e tjerë që po ndiqen për këtë repart dhe që nuk kushtojnë shumë janë: Federiko Fazio i Romës, Jerman Pecela i Fiorentinës dhe Mateo Musachio i Milanit.

Ndërkohë që lojtari që katalanasit kanë piketuar për mbrojtjen e sezonit të ardhshëm është Erik Garsia i Manchester Cityt, por ai do të tentohet në merkaton e verës, kur financat e klubit të jenë më mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco