VIDEO/ S’i kishte ndodhur kurrë, Etrit Berisha komenton golin që pësoi nga mesi i fushës

VIDEO/ S’i kishte ndodhur kurrë, Etrit Berisha komenton golin që pësoi nga mesi i fushës

20:19, 15/11/2020

Kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, foli menjëherë pas triumfit 3-1 ndaj Kazakistanit, ku më tepër u ndal te goli i pësuar nga mesi i fushës.

Në prononcimin për “Supersport”, gardiani kuqezi deklaroi: “Si sot nuk e kisha pësuar asnjëherë. Mund ta menaxhonim më mirë lojën. Pas atij golit ndryshoi pak iniciativa. Gjëra që ndodhin, do ishte e vështirë për çdo portier. Goditja ishte shumë e mirë, mori një trajektore tjetër. Ishte e pamundur të kthehesha në anën e djathtë. Goditja ishte shumë e fortë, për një distancë aq të largët.

Pas atij goli ndeshja u rihap. Nuk krijuan asnjë rast pas atij goli. U munduam të menaxhonim lojën dhe të prisnim për sulmet apo gabimet e tjera”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco