VIDEO/ Kuqezinjtë thyejnë ‘tersin’ me Kazakistanin, arrijnë fitoren e parë në ‘Air Albania’

VIDEO/ Kuqezinjtë thyejnë ‘tersin’ me Kazakistanin, arrijnë fitoren e parë në ‘Air Albania’

19:47, 15/11/2020

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi kundër Kazakistanit ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës C të Kombeve, shkruan Syri.net.

Kuqezinjtë sigurojnë fitoren e parë në “Air Albania”, pasi mundin kazakët me rezultatin 3-1, duke thyer “tersin” në stadiumin me emrin e ri, ku nuk kishin arritur madje të shënonin asnjë gol.

Pjesën e parë kuqezinjtë e mbyllën në avantazh 2-1, me golat e shënuar nga Cikalleshi (goli i parë i kuqezinjve në “Air Albania” në minutën e 16-të dhe Ismajli në të 23’, ndërsa Abiken nga mesi i fushën në të 24’ shkurtoi diferencën.

Në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 61-të, Amir Abrashi pengohet në zonë dhe fiton një penalti. Rei Manaj ekzekuton saktë dhe 3-1.

Deri në fund rezultati nuk ndryshon dhe të besuarit e Edi Rejës marrin tri pikët, duke mbajtur vendin e dytë.

Ndeshjen e fundit Shqipëria (8 pikë) do ta luajë me Bjellorusinë (10 pikë), ku i duhet fitorja për të qenë e para e grupit dhe për të kaluar në Ligën B.  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco