VIDEO/ Cikalleshi futet në histori, shënoi golin e parë të kuqezinjve në ‘Air Albania’

VIDEO/ Cikalleshi futet në histori, shënoi golin e parë të kuqezinjve në ‘Air Albania’

20:11, 15/11/2020

Sokol Cikalleshi i hapi rrugën fitores 3-1 me Kazakistanin me golin e parë të sfidës, por që ishte njëkohësisht i pari i kuqezinjve në “Air Albania”

Për “RTSH Sport”, sulmuesi kavajas tregoi arsyen e mosgrumbullimit në takimet e fundit me ekipin kuqezi.

Emocionet pas ndeshjes – Ishte ndeshje që duhej ta fitonim, e dinim që Kazakistanin do ta kishim e vështirë të mos zhbllokonim. Më vjen mirë që hapa serinë e golave. Kemi bërë gjysmën e punës, do të gëzojmë për këtë fitore.

Mungesa në kombëtare – Të luash me kombëtaren është kënaqësi, u bënë 2 muaj që s’kam qenë. Në momentin që jam brenda dhe jashtë fushe jap më të mirën. Më mungon gjithmonë kombëtarja.

Reja – U bë një kohë e gjatë që jam në kombëtare. Nuk do të jepja ndonjë mesazh trajnerit, sepse kam kohë. Ai ka kohë këtu. Kemi shumë sulmues të mirë, na ka rënë ne pesha më shumë. Sulmojmë dhe mbrojmë në grup. Trajneri është OK, i ka zgjedhjet dhe zgjidhjet në mendje. Nuk kemi ndonjë mesazh për trajnerin sepse jemi profesionistë.

Goli i parë në “Air Albania” dhe numri 16 – Ishte një lajm shumë interesant që shënova në minutën 16-të me fanellën me numër 16. Ndeshjet e kaluara kanë qenë të rëndësishme kanë qenë 10 lojtarë të rinj, donte të sillte elementë të rinj në kombëtare. Unë e di ku e keni mendjen ju, duke qenë se në grupin tonë, po heq Bjellorusinë, dy të tjerat janë nën nivelin tonë, ka integruar elementin e ri në kombëtare, për të rigjeneruar moshën. Me Kazakistanin dhe Lituaninë kishte shumë eksperiment. Këta djem treguan që janë pranë dhe gati. Nuk di çfarë të them më tepër”, deklaroi Cikalleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco