VIDEO/ Shqipëri-Kazakistan, në ‘Air Albania’ shënohet goli më i çuditshëm që mund të keni parë

VIDEO/ Shqipëri-Kazakistan, në ‘Air Albania’ shënohet goli më i çuditshëm që mund të keni parë

18:23, 15/11/2020

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në “Air Albania” kundër Kazakistanit ndeshjen e vlefshme për Grupin 4 të Ligës C të Kombeve, shkruan Syri.net.

Rezultati zhbllokohet në minutën e 16-të nga Sokol Cikalleshi, ndërsa në të 23’ Ismajli realizon golin e dytë për kuqezinjtë.

Ajo që ndodh më pas është mjaft e çuditshme. Kazakët sapo nisin topin, Aymbetov gjuan direkt nga mesi i fushës, teksa Etrit Berisha kishte dalë nga porta. Në formë parabole sfera përfundon në rrjetë dhe rezultati tashmë është 2-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco