Statistika, detaje dhe kuriozitete për Shqipëri-Kazakistan

Statistika, detaje dhe kuriozitete për Shqipëri-Kazakistan

16:26, 15/11/2020

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme përballë Kazakistanit, një sfidë që është si një finale pasi na duhet medoemos një fitore që të vazhdojmë të ndjekim objektivin e kualifikimit në Ligën B.

Një duel para të cilit e rëndësishme është të shihet edhe nga pikëpamja e statistikave dhe kurioziteteve se si shkon Shqipëria në këtë sfidë.

Shqipëria më në fund mund të thotë se ka thyer tersin e ndeshjeve radhazi pa shënuar, pasi i dha fund me miqësoren ndaj Kosovës ku triumfoi 2-1.

Por gjithsesi, mbetet një seri prej 3 ndeshjesh zyrtare pa shënuar, gjatë të cilave ka siguruar 2 barazime e 1 humbje, që bën të qartë se sa i rëndësishëm është bërë raporti me golin për kuqezinjtë.

Të paktën mbrojtja është ajo që jep një garanci më shumë për Rejan, pasi Shqipëria pëson pak gola.

Asaj i mbetet vetëm të përmirësojë vëmendjen në pjesën e dytë të sfidës, pasi prej 5 ndeshjesh nuk pëson në 45 minutat e parë të sfidës.

Duket se e rëndësishme do të jetë që Shqipëria të shënojë, pasi deri tani, në të 8 ndeshjet që ka zhvilluar në Ligën e Kombeve, fituese ka dalë skuadra e cila ka tundur rrjetën, ndërsa ekipi kundërshtar e ka mbyllur pa shënuar.

Problem ndoshta mbetet fakti që brenda fushës së saj, Shqipëria pëson gjithmonë gol, ose më saktësisht kështu ka ndodhur në 5 ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi.

Sipas “vipsport”, Shqipërisë i mjafton të shënojë golin e parë në këtë ndeshje për të dalë me pikë, pasi është një skuadër që vështirë se mund të përmbyset.

Në 13 ndeshjet e fundit ku Shqipëria ka shënuar golin e parë, ajo ka regjistruar 11 fitore e vetëm 2 barazime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco