Deschamps vlerëson Rabiot: Është rritur shumë, nuk është rastësi që luan në një klub si Juventus

Deschamps vlerëson Rabiot: Është rritur shumë, nuk është rastësi që luan në një klub si Juventus

15:00, 15/11/2020

Trajneri i Francës, Didier Deschamps në konferencën për shtyp, pas ndeshjes me Portugalinë, vlerësoi mesfushorin e Juventusit Adrien Rabiot, i cili luajti për 90 minuta ndaj luzitanëve.

 "Rabiot është rritur shumë. Fillimet të Juventus ishin të vështira. Nuk mund të them se ai është transformuar por nuk është më i njëjti si më parë. Nuk ka asnjë problem në lidhje me pozicionin se ku luan, mund të luaj shumë poshtë, shumë lartë, shumë lart në të djathtë ose shumë majtas. Ai e ka këtë aftësia për tu përshtatur.

Unë e di në cilën skuadër ai luan. Kur je te Juventus bën atë që të thonë. Nëse refuzon ta bësh largohesh. Ndoshta në fillim nuk bëri aq sa duhet por tani po e bën. Për më tepër, ai është shumë i lidhur me ekipin kombëtar francez. E kaluara nuk mund të fshihet, por duhet të shohim përpara. Ai ka besimin tim,” përfundoi Deschamps.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco