Ndihmës trajneri i Kosovës, Sahiti: Kemi shumë mungesa, ndeshje e vështirë!

Ndihmës trajneri i Kosovës, Sahiti: Kemi shumë mungesa, ndeshje e vështirë!

19:00, 14/11/2020

Ndihmës trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti iu drejtua mediave në konferencë për shtyp, një ditë para takimit ndaj Sllovenisë që zhvillohet në Ljubjanë.

“Kemi një ndeshje mjaft të vështirë kundër Sllovenisë që vërtetë është një skuadër mjaft e fortë dhe me kualitet të lartë. Pavarësisht kësaj, është ndeshja e parafundit për ne në Nations League. Në këtë situatë jonormale të pandemisë, kemi shumë mungesa. Kësaj i shtohen edhe lëndimet dhe dënimet që kemi por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të japim maksimumin”, deklaroi Sahiti.

Në mungesë të Bernard Challandes që vazhdon të jetë i infektuar me Covid19, Sahiti do të udhëheq ekipin përfaqësues.

“Kemi disa lojtarë që nuk kanë minuta të mjaftueshme në klube dhe ky do të jetë një tjetër faktor. Kemi njohuri për Slloveninë, kemi punuar shumë në atë drejtim. Nesër do të bëjmë gjithçka për të arritur një rezultat pozitiv. Kemi shumë besim te grupi, tek lojtarët. Është shumë e rëndësishme të shohim reagimin e lojtarëve”, theksoi Sahiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco